Tiranë, 02 maj, NOA – Deputeti i PS-së, Arben Malaj pas hyrjes në grevë urie ka zgjedhur mjetet alternative të komunikimit për të sqaruar pozicionin e tij. I njohur si një kundërshtar i linjës së ashpër të selisë rozë, Malaj, krijoj jo pak kureshtje me hyrjen në grevë urie, si një formë ekstreme e protestës.
Por në një mesazh që u ka shpërndarë gjithë miqve të tij në rrjetin social Facebook, Malaj deklaron se debatet brenda PS-së fshehin krizë në Partisë Demokratike, duke u rikthyer në argumentet që përdornin mbështetësit e kryetrarit të PS-së, Edi Rama.
Pasi falënderon njerëzit që e kanë mbështetur për hyrjen ën grevë urie, Malaj jep dhe argumentet se përse ndërmori këtë nismë.
“Pas zvarritjes së zgjidhjes së ngërçit politikë, presioni negative mbi ekonominë po bëhet më i madh. Vonesa në mos gjetjen e një zgjidhje është kosto e rëndë për gjthë shqiptarët. Sensibilizimi akoma më i madh edhe me këtë grevë është i nevojshëm ... për ta ndalur këtë përkeqësim”, shprehet Malaj.
Deputeti i PS-së u përgjigjet dhe akuzave që janë bërë në mediat ditët e fundit në lidhej me qëndrimin e tij. “Nuk shqetësohem nga shpifjet e disa gazetave të maxhorancës. I përmbahem plotësisht diskutimit në Parlament, përballe me kryeministrin ku kam theksuar se vendi kërkon zgjidhje, duke ritheksuar në Parlament se çdo debate dhe oponence brenda PS nuk është për të fshehur dështimet e PD-së, por për të parandaluar çdo fenomen në PS që cenon demokracinë e brendshme dhe efikasitetin politike të saj si në opozitë edhe në maxhorancë”, sqaron Malaj në komunikimin on-line.
Më tej ai shton se kohezioni i PS-së është i qartë në të gjitha qëndrimet dhe deklaratat publike pas zgjedhjeve të 28 Qershorit.
“Kolegët deputet të PD-së dhe media se saj duhet të angazhohen për të ofruar zgjidhjet dhe jo shpifjet, kjo e fundit është shenje e maxhorance në krizë”, përfundon Malaj.
m.xh/NOA