English

Mbërrin International Art Colony “Pogradeci 2010”

Tiranë, 02 Maj 2010 NOA/Milena Selimi – Ka nisur edhe këtë viti kolonia e artistëve në qytetin piktoresk të Pogradecit. Ky aktivitet, i cili është në edicionin e tij të tretë kërkon të afrojë stile, ide dhe koncepte të artistëve të artit pamor.

Përqasje dhe paralele, bashkim kulturash dhe meditime në hapësirat periferike të bukurisë së Liqenit të Pogradecit.

Në koloninë vjetore do të marrin pjesë piktorë nga vendi dhe të huaj - Jona Dividi, Lubjana Dashi, Dali Alili, Sefkat I?legen, Slavenka Gancheva, Agron Polovina, Safet Spahiu, Merita Jaha, Burhan Ahmeti.

Artistë të rinj dhe artistë të karrierës, shqiptarë dhe të huaj, në një qëndrim një-javor në International Art Colony “Pogradeci 2010”.

Deri më 6 maj në vilën "Inbleoni" në Pogradec do të mbahet Kolonia Ndërkombëtare e Artit "Pogradeci 2010".

Tradicionalisht në koloni marrin pjesë piktorë nga qytetet simotra me Pogradecin, ndërsa këtë vit do të jenë të pranishëm edhe piktorë nga Stambolli dhe Maqedonia.

Ata do të punojnë në hapësira posaçërisht të përgatitura për punë, duke shfrytëzuar peizazhet e mrekullueshme të fshatrave piktoresk si Lini, Tushemishti, etj.

Kolonia paraqet mundësi për vendosjen e urave të bashkëpunimit dhe këmbimit mes piktorëve nga Shqipëria me piktorë nga vendet e tjera.

Pas përfundimit të kolonisë data 6 maj premton se do të organizohet ekspozita me punimet e artistëve në qytetin e Pogradecit.

Kolonia organizohet nga shoqata “Antik”, nën patronazh të Bashkisë së Pogradecit,.

m.s/r.n/ NOA milena.selimii@noa.al

KOMENTE