English

Ndihma për Greqinë, gati miratimi final i Eurogrupit

Bruksel, 2 Maj 2010 NOA - Plani i ndihmës së eurozonës për Greqinë mund të marrë miratimin përfundimtar nga ana e Kryetarëve të Shteteve dhe qeverive të Eurogrupit në një samit të jashtëzakonshëm më 7 maj, bëjnë të ditur sot burime diplomatike në Bruksel.

Sipas këtyre burimeve, plani, i cili do të “miratohet” sot nga ministrat e Financave të zonës euro, gjatë "një dreke apo darke pune" të liderëve (d.m.th., jashtë gjuhës diplomatike), mund të marrë verdiktin përfundimtar më 7 maj në Bruksel.

a.k/NOA

KOMENTE