English

Si i shpëtoi Nju Jorku atentatit me bombë

>> Bombë në “Times Square” (VIDEO)

>> Bomba, shmanget tragjedia (VIDEO)

>> Foto të tjera, te Galeria

Nju Jork, 2 maj 2010 NOA – Sheshi i famshëm Tajms Skueër (Time Square) në Nju Jork (New York) i shpëtoi orët e para të mëngjesit të sotëm një atentati me bombë pikërisht në zemër të Manhatanit.

***

Sheshi Tajms Skueër, ndodhet në zemër të Manhatanit, lagjja më luksoze e Nju Jorkut. Ky shesh, gjendet vetëm afro pesë kilometra larg nga vendi ku më 11 shtator 2001 u rrëzuan kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë ku mbi 2800 vetë gjetën vdekjen kur dy avionë iu sulën grataçelave dhe i rrëzuan ato pas provokimit të shpërthimeve kamikaze.

Gjithçka erdhi pasi një automjet tip furgon i markës “Nissan” me ngjyrë të bardhë që ju po shihni edhe në fotot, u pikas të kishte një qese ku gjendej bomba e përgatitur.

Në fakt bomba u pikas vetëm kur një re tymi nisi të shfaqet nga pjesa e pasme e fugonit të bardhë.

Në ato çaste, tregojnë dëshmitarët për rrjetet lokale televizive, një person doli nga furgoni dhe vrapoi për në drejtim të panjohur.

Policia ka arritur të lokalizojë dhe më pas çaktivizojë bombën që ishte përgatitur me mjete tradicionale.

Para se të kryejë çaktivizimin e bombës, policia e Nju Jorkut ka evakuuar në një rreze disa qindrametërshe të gjithë banorët dhe kalimtarët.

{youtube}yjcF4CaRBvk{/youtube} Evakuimi ishte një proces i vështirë pasi kjo është dhe zona më e rrahur nga trafiku si i automjeteve dhe i kalimtarëve e sidomos numrit të pafund të turistëve që gëlojnë në Manhatan dhe sheshin e famshëm Tajms Skueër.

Kur policia hyri në fugon, gjeti shishe me gaz, pluhur të presuar, benzinë dhe një mjet për të aktivizuar shpërthimin.

Dhe sikundër detajoi edhe kryebashkiaku njujorkez, Michael Bloomberg (Majkëll Blumbërg), “në makinë gjendeshin bidonë me benzinë dhe lëndë ndihmëse, me të cilat mund të ndërtohej një bombë”.

Policia pranoi se ky nuk ishte një atentat i sofistikuar pasi mungonin elementë të njohur të një mundësie të tillë që do të arrinte të provokonte numër të pafund viktimash.

Pas përfundimit të operacionit, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg tha se ky shtet i shpëtoi një atentati të rëndë.

Ai shtoi se “për pyetjet se kush e la makinën aty dhe pse, këto tani janë duke u hetuar nga policia e Nju Jorkut”.

Ndërsa Presidenti amerikan Barak Obama vlerësoi punën e bërë nga policia. Ai tha se reagimi i uniformave blu ishte efikas dhe premtoi se do të mbështeten forcat federale amerikane në luftë ndaj akteve terroriste, - tha Shtëpia e Bardhë në një komunikatë të shpërndarë për mediat.

a.b.r.n/NOA

KOMENTE