English

Transporti ajror, nuk do të kufizohen më lëngjet në bagazhe

Bruksel, 02 maj, NOA – Duke filluar nga viti 2013 do të hiqen kufizimet e lëngjeve nëpër bagazhet, apo çantat e dorës të udhëtarëve në avion.

Komisioni Evropian njoftoi se teknologjitë e reja për lëngjet mund të zbatohen në aeroportet evropiane që nga prill 2013. Kjo masë që po zbatohet ketë periudhë është pjesë e një pakete të rregullave të reja të rinovuara në 2002, pas sulmeve të 11 shtatorit.

Nisma më e fundit e Bashkimit Europian synon normalizimin e rregullave të transportit ajror. Pas debateve të hapura në SHBA për skanerët e trupit që tregonin gjithçka, pasagjerët kanë kërkuar më pak masa kontrolluese.

Ndalimi i pijeve pijeve ë bagazhe është bërë për të shmangur transportimin e eksplozivëve të lëngshëm.

a.k/NOA

KOMENTE