Shkup, 3 maj, NOA - Këngëtari 20-vjeçar nga Shkupi, Muhamed Suma, ka gjetur vdekjen mbrëmë në bulevardin “Slovenija” në kryeqytetin maqedonas, Shkup kur vetura e tij e markës “Jeep” është përplasur në shtyllën elektrike.
Lajmi konfirmohet nga “Zhurnal”, sipas të cilës, ende nuk dihen arsyet pse ka ndodhur ky aksident tragjik, kurse policia do të informojë pasi të përfundojë hetimin.
Muhamed Suma bëhet me dijeni se rrjedh nga një familje artistësh, është fitues i disa çmimeve muzikore në Maqedoni.
Ai para tre vitesh ishte fitues i “Nota Fest” me një këngë që u bë hit dhe pushtoi zemrat e adhuruesve të këngës së tij, po ashtu me këngën “Bota sillet”, la gjurmë në festivalin “Top Fest”, duke u bërë ndër më të dashurat e të rinjve.
n.e/NOA