Angli, 3 Maj NOA – Tekniku spanjoll Rafa Benitez që aktualisht është në drejtim të Liverpulit ka lënë të kuptohet se ardhmja e tij është larg kësaj skuadre.
Në qoftë se para pak kohësh ai ishte i bindur për qëndrimin e tij për një kohë të gjatë tek ky ekip tashmë nuk është më i këtij mendimi. “Dëshiroja që tek Liverpul të qëndroja për një kohë të gjatë por, momentalisht nuk jam më i këtij mendimi pasi çdo gjë ka ndryshuar me këtë ekip. Tashmë më ka mbetur vetëm të flas me drejtuesit e ekipit për të dhënë dhe zgjidhjen përfundimtare rreth kësaj çështjeje”, - këto ishin fjalët e teknikut spanjoll i cili në fund të këtij sezoni me shumë mundësi do të largohet nga Liverpuli. Një lajm tepër i gëzueshëm ky për skuadrën e Juventusit të cilët prej kohësh janë në ndjekje të tij dhe mund të jetë pikërisht skuadra e bardhë e zinjve që do të sigurojë shërbimet e Benitez. r.b/NOA