Angli, 3 Maj NOA - Skuadra e Çelsit ka arritur të fitojë me rezultatin 2 me 0 në ndeshjen me Liverpulin, ku me këtë fitore ekipi i Ançelotit duhet thënë se është shumë pranë fitimit të titullit kampion.
Çelsi kaloi në avantazh në minutën e 33 të pjesës së parë, ku për to shënoi Drogba. Më pas për të dyfishuar rezultatin mendoi Lampard, i cili realizoi golin e fundit të sfidës në minutën e 54 të kësaj ndeshje.
Kjo fitore ka bërë të mundur që Çesli të ngjitet në kuotën e 83 pikëve dhe ndiqen me vetëm një pikë diferencë, nga skuadra e Manchester United, të cilët arritën të fitonin në ndeshjen e djeshme me rezultatin 1 me 0 ndaj Suderland, falë golit të shënuar nga Nani.
r.b/NOA