English

Dëshmia e eurodeputetit: Trajkovski u vra, nuk ishte aksident

Bruksel, 03 maj, NOA - Evrodeputeti zviceran në Parlamentin Evropian (PE), Andreas Gros ka paralajmëruar një raport të dytë, për atë që ai e cilëson "vrasjen e ish-presidentit Boris Trajkovski".

Evrodeputeti zviceran në Këshillin e Evropës është shprehur se humbja e presidentit Trajkovski është vrasje dhe se për këtë ai së shpejti do të publikojë informacione plotësuese.

Në sesionin e fundit të PE-së, Gros ka dalë me dëshmitë se tragjedia e presidentit të ndjerë maqedonas Trajkovski nuk ka qenë fatkeqësi, por bëhet fjalë për vrasje.

“Kjo është bindja ime, unë jam i bindur se bëhet fjalë për vrasje, dhe këtë e bazojë në informacione të reja, për të cilat akoma nuk mund të bisedojë”, ka theksuar Gros, i cili së shpejti do të qëndrojë në Maqedoni, për të siguruar informacione plotësuese.

Ai nuk ka zbuluar se kush udhëheq hetimet për fatkeqësinë e ish-presidentit Trajkovski që ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004, i cili humbi jetën në aksidentin ajror në afërsi të Mostarit.

m.xh/NOA/INA

KOMENTE