English

E përdhunoi, iu fut fshehurazi në shtëpi

Elbasan, 3 maj, NOA – Një djalë 31-vjeçar është kapur në flagrancë pasi ka përdhunuar një vajzë 28-vjeçare, banore të qytetit të tij, duke iu futur fshehurazi në shtëpi.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Elbasanit, sipas të cilave, autor i marrëdhënieve seksuale me dhunë është 31-vjeçari Artur Perci, ndërsa e dëmtuara mban inicialet V.M.; që të dy lindur dhe banues në qytetin e Elbasanit.

Arrestimi i Percit u bë pasi në lagjen “Kala”, ia ka behur në shtëpinë e 28-vjeçares duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të përmes dhunës.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur”, e cila parashikohet nga neni 102/a i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE