English

Fuere: Komunikata e UÇK-së e papranueshme për BE-në

Shkup, 3 maj, NOA - Euroambasadori Ervan Fuere e ka quajtur të papranueshme për Bashkimin Evropian komunikatën e dërguar nga UÇK-ja.

“Kjo komunikatë është e papranueshme për ne. Ju e dini se javën e kaluar së bashku me SHBA-të dhe OSBE-në u drejtuam me një deklaratë të përbashkët me të cilën dënuam Çdo dhunë dhe çdo tentim për dhunë dhe do të përsëris prapë se deklarimet dhe komunikatat e tilla janë plotësisht të papranueshme”, ka theksuar Fuere.

Ai ka inkurajuar autoritetet e sigurisë dhe reagimin e tyre të shpejtë, lidhur me gjetjen e arsenalit të armëve në Bllacë.

“Vlerësoj se kjo është mënyra e vërtetë për tu ballafaquar me raste të tilla. Ne gjithashtu kemi inkurajuar për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, e cila mbetet si kornizë e vërtetë për zbatimin e plotë të obligimeve nga ky vend”, ka theksuar ambasadori i BE-së gjatë pjesëmarrjes në panel-diskutimin “Maqedonia në rrugën drejt BE-së- sfidat dhe dilemat në Kumanovë”, që u zhvillua në Kumanovë në kuadër të aktiviteteve të Ditës së Evropës.

NOA-INA

KOMENTE