English

Gruaja plagos burrin me pistoletë

Rrëshen, 03 maj, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas, në Rrëshen të Mirditës. Sipas policisë, gruaja ka qëlluar me pistoletë bashkëshortin e saj 32 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm dhe policia sqaron se i plagosuri është Dritan Çupi. Ai është qëlluar me pistoletë në bark. Policia thotë se ende nuk i ka zbardhur motives e kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërsa sqaron se 32 vjeçari është dërguar menjë herë në spitalin e qytetit të Rrëshenit. Nuk dihet nëse incidenti ka qenë i rastësishëm, si pasojë e ndonjë pakujdesit, apo Bashkëshortja e Dritan Çupit, 28 vjeçarja me M. Çupi ka pasur si qëllim ta ekzekutonte burrin e saj. Policia informon se “ në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje”. .

m.xh/NOA

KOMENTE