Tiranë, 3 maj, NOA Update – Kryesocialisti Edi Rama ka dy opsione për të zgjidhur krizën e krijuar politike dhe për të përmbyllur grevën e urisë.
Kështu ka pohuar kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp, duke përmendur se opsioni i parë është ai që sipas tij, është rekomanduar zyrtarisht nga Këshilli i Evropës.
“Ai sugjeron që pasi Rama t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe unë e kam mbështetur plotësisht këtë”, tha kryeministri Berisha.
Duke vijuar më tej, se qeveria nuk mund ta bëjnë rrëzimin e vendimeve të gjykatave për asnjë çmim.
“Rama mund t’i drejtohet edhe Komisionit të Venecias, sikundër ka edhe opsionin për pjesëmarrjen në komisionin e ngritur për transparencën e zgjedhjeve, ku ka shumicën”, theksoi kreu i qeverisë. (vijon) ...
n.e/NOA