English

Minatorët: Nuk jemi bashkuar me socialistët, por me kauzën e tyre

Tiranë, 3 maj, NOA – Minatorët nuk janë bashkuar me socialistët në protestat e tyre, por me kauzën e tyre të drejtë, në emër të përmbushjes së parimit të demokracisë, siç është ai i votës së lirë dhe respektimit të saj.

Kështu është shprehur sot kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri, në një fjalim mes protestuesve të opozitës të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.

Sipas tij, qëllimi i protestës së organizuar prej tyre më 1 Maj, ka qenë veçse neglizhenca e vazhdueshme e qeverisë ndaj kërkesave të tyre, siç janë statusi i minatorit dhe mosha e pensionit.

Xibri theksoi se qeveria ka tradhtuar interesat e punëtorëve në vend që t'i mbronte ato dhe prandaj kjo shtresë ka vendosur të dalë në protestë bashkë me socialistët.

n.e/NOA

KOMENTE