English

Niset në këmbë për të takuar të fejuarin në Greqi, arrestohet në kufi

Gjirokastër, 03 maj, NOA – Policia Kufitare në Gjirokastër ka bërë të mundur ndalimin e tre personave të cilët po përpiqeshin të kalonin kufirin me Greqinë në mënyrë të paligjshme.

Bëhet fjalë për një mashkull dhe dy femra. “Këta shtetas ishin, dy nga fshati Vriesra i Gjirokastrës, Ilir Ikonimu së bashku me të shoqen të cilët ishin me dokumente të rregullta si dhe shtetasja M.R,e datëlindjes 1992, nga Lushnja e cila ishte pa dokumente për të kaluar në shtetin grek”, thuhet në raportin e policisë.”

Megjithëse kalimi i kufirit dhe trafiqet janë diçka e zakonshme në vijën kufitare, policia sqaron se pas hetimeve rezultoi se 18 vjeçarja nga Lushnja, M.R do të shkonte në Greqi për tu bashkuar me të fejuarin e saj.

Sipas policisë çifti Ikonimu e kishte marrë shtetasen nga Lushnja për ta çuar në Greqi dhe më pas ta çonin te i fejuari i saj.

“Shtetasi Ilir Ikonimu ishte mik familjar me të fejuarin e shtetases nga Lushnja dhe për këtë do ta ndihmonte pa asnjë fitim për të kaluar në tokën greke”, thuhet në njoftimin e policisë.

m.xh/NOA

KOMENTE