Torino, 3 maj, NOA - Gjen një portofol në rrugë dhe e dorëzon në polici.
Shembulli i ndershmërisë vjen nga një njeri i pa strehë, të cilin nuk e ka nënshtruar tundimi, megjithëse jeton në rrugë dhe fle në një stol në stacionin hekurudhor në Ivrea, Torino.
Në fakt, portofoli kishte 1.100 €, para që me siguri për të do të kishin qenë një rast i volitshëm.
Ngjarja e pasqyruar nga mediat italiane ka ndodhur në Ivrea të Torinos, ku Giuseppe V., 60-vjeç, pasi ka gjetur portofolin është paraqitur në komisariatin e Ivreas dhe ka kërkuar të flasë me agjentët e policisë, të cilëve u ka dorëzuar portofolin dhe më pas është kthyer në stolin e tij.
Policia nga ana e saj i ka premtuar për të gjetur pronarin e kuletës.
a.k/NOA