English

OKB, 189 vende të botës në konferencë kundër armëve bërthamore

Uashington, 3 maj, NOA – Përfaqësues nga 189 vende të botës do të mblidhen sot në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në kuadrin e një konference e cila do të fokusohet në rishikimin e paktit për zhdukjen e armëve bërthamore.

Bëhet fjalë për paktin 40-vjeçar, i cili synon fillimisht të zvogëlojë përhapjen e armëve nukleare, ndërsa nënshkrues të tij janë të gjitha vendet e botës me përjashtim të Indisë, Pakistanit, Izraelit dhe Koresë së Veriut.

Ndërkaq, konfirmohet se pjesëmarrës i këtij takimi do të jetë edhe presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, vendi i të cilit paraqet problem para ndërkombëtarëve për armët nukleare.

m.xh/NOA

KOMENTE