English

Prishtinë-Beograd, priten bisedime në vjeshtë

Prishtinë, 3 maj, NOA – Prishtina dhe Beogradi kanë mundësi të rifillojnë brenda këtij viti bisedimet ndërmjet tyre.

Një fakt të tillë e kanë bërë me dije burime diplomatike, sipas të cilave, idesë së zhvillimit të bisedimeve për çështje teknike i është dhënë një shtysë e re pas vizitave të diplomatëve të lartë amerikanë dhe evropianë në Beograd e Prishtinë këto javët e fundit.

Zyrtarët ndërkombëtarë kërkojnë që të hiqet dorë nga këmbëngulja për hapjen e çështjes së statusit.

Megjithëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, shefi i diplomacisë italiane, Franko Fratini, la të kuptohet në Prishtinë se bisedimet mes të dyja palëve do të mund të fillojnë menjëherë pas takimit rajonal në Sarajevë, që pritet të zhvillohet në qershor, nën organizimin e BE-së.

Fushat kryesore të bisedimeve mes palëve mendohet të jenë decentralizimi, trashëgimia kulturore dhe Veriu i Kosovës, që të treja të negociuara edhe gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga ish-i dërguari i OKB-së, Marti Ahtisari.

n.e/NOA

KOMENTE