English

Rama: Saliun e ka dëshpëruar përballja e së vërtetës, nuk heqim dorë nga greva

Tiranë, 3 maj, NOA – “Dita ndërkombëtare e Shtypit nisi me një barrelë, duke çuar për në spital deputeten socialiste, Klodiana Spahiu e cila rrezikoi shumë nga shëndeti i saj, edhe pse iu lutëm të mos futej në grevën e urisë”.

Kështu e ka nisur fjalimin e tij të radhës, si përnatë mes protestuesve socialistë të mbledhur prej 4 ditësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.

“Në ditën botërore të Shtypit, u shtypën faqe dhe tituj që përditë shtypin lirinë dhe demokracinë me sharje tipike komuniste, me mllefin e Saliut për të shtypur një protestë, e cila sa vjen dhe ndizet”, tha ai ndër të tjera.

Duke shtuar se kryeministri është dëshpëruar nga përballja me të fshehtën që gjendet në kuti.

“Ai e mban pushtetin se e ka vjedhur dhe është fanatik për hapjen e kutive”, tha Rama.

Kryetari i Partisë Socialiste më tej, duue iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit Berisha theksoi se opozita nuk do të heqë dorë nga e vërteta e zgjedhjeve.

“Saliun e ka dëshpëruar përballja e së vërtetës, dhe unë i them këtu se ne nuk heqim dorë nga roli i dëshmitarit por edhe përballja me dëshmitë rrënqethëse të borxhit publik”, theksoi Rama.

n.e/NOA

KOMENTE