English

Tenton të vrasë bashkëfshatarin me armën e gjahut

Shkodër, 03 maj, NOA – Një zënkë e rëndomte mes dy personave ka rrezikuar të kthehet në tragjedi. 32 vjeçari Besnik Vila nga fshati Golem në Shkodër ka tentuar të vrasë bashkëfshatarin e tij me armën e gjahut.

Ngjarja ka jodur mbrëmjen e djeshme, por policia Sqaron se vetëm sot, pas një punë mjaft intensive është bërë i mundur identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij.

Viktima është Z. Binaku, 38 vjeç i cili ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Policia shton se menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë si dhe grupi hetimorë, të cilët kanë nisur hetimet mbi shkaqet e ngjarjes.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta mes dy personave. Policia gjithashtu ka sekuestruar në cilësinë e provës armën e kryerjes se krimit, të cilën autori e mbante pa leje.

m.xh/NOA

KOMENTE