Nju Jork, 3 maj, NOA - Policia e Nju Jorkut ka gjetur shenja gishtash në autobombën e vendosur në “Times Square”, lajm ky që bëhet i ditur nga sekretari i sigurisë, Napolitano. Makina bombë, një Pathfinder Nissan jeshile, kishte targa të cilat i përkisnin një tjetër makine.
Qeveria e SHBA-ve e ka vlerësuar këtë ngjarje si një sulm terrorist, por është shumë herët për të bërë lidhjen me rrjetet ekzistuese terroriste, thanë burimet federale.
Nga ana e tij, Napolitano shtoi se nuk ka prova se ky është thjesht akt i izoluar.
Ndërkohë, bëhet e ditur se policia amerikane është në kërkim të një 40-vjeçari i parë nga kamerat e survejimit të largohet nga makina-bombë.
Sipas shefit të policisë së Nju Jorkut, Kelly Ryan, dëshmia e një talibani pakistanez që ka marrë përgjegjësinë lidhur me aktin terrorist në Times Square, nuk është e besueshme dhe nuk ekzistojnë prova.
Policia nju jorkeze gjithashtu po heton dhe pistën South Park, si një sulm drejtuar kundër kompanisë Viacom, e cila prodhon filma të animuar.
Disa ditë më parë, një rrjet islamik radikal në Nju Jork kishte kërcënuar krijuesit e kartonave pse kishte treguar imazhin e profetit Muhamed veshur si një arush.
Zyrat e kompanisë Viacom janë afër vendit ku u gjet autobomba. Pas marrjes së kërcënimeve, Viacom kishte hequr të gjitha referencat ndaj Muhammedit.
a.k/NOA