English

Zv/kryeministri: Shpreh keqardhje për grevën e urisë së socialistëve

Tiranë, 3 maj, NOA Update – Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, njëkohësisht zv/kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, gjatë fjalës së mbajtur në forumin e Lëvizjes Rinore për Integrim, ka pohuar se “shpreh keqardhje për grevën e urisë së socialistëve”.

“Eshtë e drejta e tyre të zgjedhin këtë formë ekstreme të sakrificës për pretendimet që ata kanë, por kjo nuk më ndalon dot mua që t’i ftoj përsëri të jenë bashkëpunues dhe për dialog me mazhorancën, për të realizuar të gjitha pretendimet e tyre”, tha ai duke iu drejtuar opozitës.

Duke rikujtuar më pas se “midis gjithë qytetarëve shqiptarë, është bërë një kontratë e përbashkët që është Kushtetuta, e votuar në mënyrë absolute nga të gjithë shqiptarët e ndaj duhet të respektohet edhe mesazhi i komunitetit ndërkombëtar”.

“Pra, respektimi i transparencës dhe i Kushtetutës së vendit qëndron në radhë të parë.

Eshtë e papranueshme për një kryetar partie që të thotë se lirinë nuk e çon në Kushtetuese, këto veprime çojnë në një rrugë të gabuar e cila nuk ka lidhje me rrugën demokratike ku vendi duhet të ecë dhe të respektimit të Kushtetutës së të gjithë shqiptarëve”, apeloi më pas kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

n.e/NOA

KOMENTE