English

Berisha: Posta Shqiptare, Perpjekjet Me Serioze Per Modernizimin E Sherbimeve

- Kryeministri Berisha mori pjesë në përurimin e Qendrës Tranzite Postare në Kinostudio - TIRANE, 4 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Kryeministri Sali Berisha vlerësoi Postën Shqiptare që ka bërë përpjekjet më serioze për modernizimin e shërbimeve të saj, duke thënë se "këto janë arritje të prekshme për çdo qytetar që ndjen shërbimet e këtij institucioni". I pranishëm sot pasdite në ceremoninë e përurimit të Qendrës Tranzite Postare në Kinostudio, Kryeministri Berisha tha se "Posta shqiptare ia ka dalë të konkurrojë me dinjitet me shërbimet private të këtij lloji". Duke vlerësuar punën jashtëzakonisht të çmuar në shërbim të qytetarëve, Keu i Qeverisë vlerësoi se "Posta është shërbim emergjence, prestigji, dinjiteti, por mbi të gjitha shërbim besimi" dhe se "përfaqëson në çdo vatër shqiptare fytyrën dhe imazhin e qeverisë shqiptare". Kreu i Qeverisë bëri thirrje "që në mënyrë të vazhdueshme të lakmojmë cilësi të reja shërbimi". Sipas Berishës, "ky institucion jetik dhe i rëndësishëm, i vjetër sa shteti, ka shënuar këto vitet e fundit arritje shumë të mëdha, që në një mënyrë pasqyrojnë edhe ritmet endryshimit të Shqipërisë". Duke vlerësuar se Posta ka 4-fishuar vëllimin e punës, dhe ka shkurtuar me 3 herë kohën e lëvrimit dhe shërbimeve të objekteve postare, duke shtrirë aktivitetin dhe në skajet më të largëta të vendit, "Posta shqiptare ia ka dalë të krijojë një prestigjjo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit", tha Kryeministri Berisha. "Sot ne inaugurojmë qendrën tranzitit postar, një investim prej rreth 2 milion dollarë. Projekte të tjera të mëdha janë përpara dhe ne jemi të vendosur që tek sporteli juaj, qytetarët shqiptarë të marrin numrin më maksimal të shërbimeve", tha Kryeministri Berisha. Posta shqiptare, sipas tij, lehtësohet me rrjetëzimin e postës elektronike. "Por sërish punët dhe shërbimet esaj mbeten të një rëndësie jetike dhe parësore, duke filluar nga letrate koli-posta te shërbimet postare financiare dhe shërbime të tjera", tha kreu i qeverisë. Duke shprehur besimin se Posta shqiptare do të jetë një nga më modernet në rajon, Kryeministri Berisha kërkoi që ajo t'i ofrojë qytetarëve shqiptarë shërbime cilësisht më të mira se homologet në vendet anëtare të BE-së./n.m/
KOMENTE