English

Bomba në “Times Square”, kapet i dyshuari i parë

Nju Jork, 4 maj, NOA - Policia e Nju Jorkut ka arrestuar të dyshuarin e parë mbi atentatin para pak ditëve, që për fat të mirë nuk u realizua, në “Times Square”.

Qeveria e SHBA-ve e ka vlerësuar këtë ngjarje si një sulm terrorist, por është shumë herët për të bërë lidhjen me rrjetet ekzistuese terroriste, thanë burimet federale.

Bëhet e ditur se policia amerikane ishte në kërkim të një 40-vjeçari i parë nga kamerat e survejimit të largohet nga makina-bombë.

Ndërsa i arrestuari mësohet se është një qytetar amerikan me prejardhje pakistaneze, i cili u arrestua në aeroportin Kenedi para se të fluturonte për në Dubai.

Sipas ministrit amerikan të Drejtësisë, Eric Holde, personi i arrestuar kishte blerë pak më parë automjetin, ku u gjet lënda eksplozive.

Të shtunën në mbrëmje autori i atentatit të dështuar kishte parkuar makinën me motor të ndezur në Times Square dhe kënda eskplozive e gjetur në makinë ishte aktivizuar, por nuk kishte shpërthyer, pasi policia kishte arritur të çaktivizonte bombën.

n.e/NOA

KOMENTE