Danimarkë, 3 maj NOA - Të rënit në dashuri në autobus do të jetë më e lehtë për tu arritur në Kopenhagen, ku në automjetet e tilla të këtij vendi janë krijuar sedilje pikërisht për çiftet e dashuruara.
Ka qenë një kompani e transportit në këtë vend e cila ka realizuar këtë ide dhe tashmë janë 103 autobusë, në të cilët janë të rezervuara sediljet e fundit dhe shërbejnë për të biseduar ndërmjet çifteve dhe në disa raste për të gjetur partnerin ideal. Sipas shtypit të këtij vendi është deklaruar se këto sedilje të autobusëve janë mjaft të lehta për tu dalluar dhe kjo në sajë të dekorimit që kanë. r.b/NOA