Ekon - Osde: Situata Ekonomike E Spanjës Dhe Portugalisë Nuk Mund Të Krahasohet Me Atë Të Greqisë
ROMË, 4 maj /ATSH-AFP/ -Situata e Spanjës dhe Portugalisë nuk mund të krahasohen me situatën e Greqisë, theksoi sot sekretari i përgjithshëm i OCDE-së, Angel Gurria, ndërkohë që frika për përhapjen e krizës greke në mënyrë të veçantë në Spanjë duke sjellë kështu dhe uljen e bursave evropiane.
''Të krahasosh Greqinë me Spanjën dhe Portugalinë nuk është reale'', deklaroi Gurria në një konferencë shtypi.
"Spanja që ka një borxh pak a shumë sa gjysma e borxhit të Greqisë, ndoshet në një situatë të ndryshme'', shtoi ai.
Mendoj se ajo duhet të jetë shumë e kujdeshsme dhe shumë e përgjegjshme me qëllim për të evituar krahasimet që mund të bëhen'', theksoi ai.
Borxhi i Spanjës përbën 52 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ai i Portugalisë 76,8 për qind ndryshe nga Greqia që borxhi arriti deri në 115,1 për qind më 2009./
/ec/ a.jor.