English

Ekonomi - Greqi - Bankat Gjermane Do Të Marrin Pjesë Në Ndihmën Për Këtë Vend

BERLIN, 4 maj /ATSH-AFP/ - Bankat gjermane do të marrin pjesë në ndihmën për Greqinë, njoftoi sot ministri i Financave Wolfgang Schauble pas një takimi me përfaqësues të sektorit financiar, pa përmendur shifra Këta bankierë, janë shprehur në një deklaratë të përbashkët të gatshëm si përfaqësues të financës gjermane të japin bashkë me kolegët evropianë një kontribut pozitiv të ndjeshëm në procesin aktual të përshtatjes së Greqisë", deklaroi Schäuble duke lexuar këtë deklaratë. Përfaqësuesit e disa bankave të mëdha gjermane, ndër të cilët kreu i bankës më të madhe të vendit Deutsche Bank, Josef Ackermann, ishin të pranishëm në këtë mbledhje me Schäuble. Ministrat evropianë u kishin bërë thirrje bankave të kontribuonin në shpëtimin e Greqisë, ndërkohë që ministrat e Financave të zonës euro aktivizuan të dielën një plan të përbashkët ndihme të Bashkimit Evropian dhe FMN-së prej 110 miliardë euro gjatë tre vjetëve për të mbështetur Greqinë në prag falimentimi. Si shkëmbim, qeveria greke është angazhuar për zbatimin e një plani masash drastike ekonomike për rimëkëmbjen e financave të saj publike. /I.Pu.
KOMENTE