English

Gjiknuri: Deklaratat e PD janë absurde

Tiranë, 04 maj, NOA – “Partia Socialiste nuk kërkon ndryshimin e rezultatit, por hetimin e zgjedhjeve”. Kjo është deklarata që ka bërë deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, sot në lidhje me pretendimet e Partisë Demokratike se nuk ka një vendim gjykata për hetimin e zgjedhjeve.

Gjiknuri tha se “ndjehemi të trishtuar kurë përsëriten të njëjtat argumente që nuk kanë asnjë bazë ligjore”.

Gjiknuri theksoi edhe në cilësinë e hartuesit të Kodit Zgjedhor se “nuk ka asnjë vendim gjykate që të pengojë hapjen e dokumenteve të zgjedhjeve”.

Ai theksi se përfaqësuesit e Partisë Demokratike duhet të tregojnë se cili vendim e ndalon hetimin e zgjedhjeve dhe transparencën.

“Në themel të kërkesës është hetimi i këtij dokumentacioni. Duhet të nxjerrim përgjegjësitë e duhura ligjore dhe institucionale. Çdo deklaratë tjerë është absurde”, u shpreh Gjiknuri.

m.xh/NOA

KOMENTE