Athinë, 04 maj, NOA - Punonjësit në sektorin publik në Greqi e fillojnë sot grevën dhe protestat dyditore kundër masave të qeverisë për kursim. Protesta e punonjësve civilë mbahet një ditë para grevës së përgjithshme, që u thirr kundër marrëveshjes së qeverisë me BE-në dhe FMN-në për paketën e ndihmës prej 145 miliardë dollarë.
Të hënën, një grup mësuesish i ndërprenë lajmet e mbrëmjes në televizionin shtetëror duke kërkuar vende të reja pune. Qeveria greke dëshiron që paketën e masave ta nxjerrë në parlament këtë javë.
Ndërkohë, ministri i Financave i Gjermanisë, Volfgang Shojble paralajmëroi se Greqia duhet t’i përmbahet planit të kursimit, përndryshe do të ndërpriten huatë nga 15 vendet tjera të eurozonës dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Gjermania është kontribuesi më i madh në paketën e huasë për Greqinë.
NOA/RFE