English

Greqi - Qeveria Fillon Operacionin Për Dënimin E Shkaktarëve Të Krizës Financiare

ATHINË, 4 maj /ATSH-MIA/ - Qeveria greke filloi operacionin e ashtuquajtur "duart e pastra" për të nxjerrë përpara bangës së drejtësisë fajtorët nga kabineti i mëparshëm qeveritar me akuzën për shpërdorime të aseteve financiare shtetërore për shkak të të cilave sot shteti grek ndodhet në krizë të rëndë financiare, njoftoi gazeta greke ''Ta nea''. Qeveria mendon t'i përgjigjet kërkesës së presidentit Karolos Papulias, i cili i kërkoi dje kryeministrit Jorgos Papandreu të dënojë mashtruesit për shkak të kryerjes së këtij krimi financiar./ a.jor.
KOMENTE