Athinë, 4 maj, NOA – Në një kohë kur dukej sikur Greqia mori një frymë të thellë ndërsa Evropa i komunikoi pohimin e marrjes së ndihmës disa miliardëshe që do ta shpëtojnë nga falimentimi i sigurt, kanë nisur të shfaqen sërish problemet e brendshme në radhët e saj.
Kështu, sot është paralajmëruar zhvillimi i një greve të përgjithshme 48-orëshe e punonjësve të sektorit publik, të cilët kundërshtojnë planin 3-vjeçar të ndihmës prej 30 miliardë euro, që sipas tyre sërish do të rëndojë mbi kurrizin e tyre dhe është vetëm në dukje një plan shpëtimi.
Kjo pasi qeveria greke premton masa shtrënguese mjaft të rrepta për të ndihmuar vendin për të dalë nga kriza pas marrjes së huasë dhe prandaj qytetarët duken të vendosur për vazhdimësinë e grevave të përgjithshme.
Disa militantë të sindikatës komuniste “Pame” kanë vendosur në Akropol një parullë me shkrimin “Popujt e Evropës, ngrihuni”.
n.e/NOA