Arabi, 3 Maj NOA - Në Arabinë Saudite po kërkohet të hapet një institut në të cilin do të bëhen interpretimet e ëndrrave dhe gjithashtu mund të merren dhe doktoratura për personat të cilët kanë aftësi të bëjnë diçka të tillë.
Youssef al-Harthy, i cili është një prezantues në emisionet televizive të këtij vendi dhe merret pikërisht me shpjegimet e ëndrrave të dëgjuesve të tij, ka deklaruar se kjo praktikë është mjaft e vlefshme pasi përpiqen që të jepen këshilla për personat të cilët kërkojnë interpretime të ëndrrave të tyre. Një institut superior i këtij vendi, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka dhënë aprovimin e tij në lidhje me këtë fakt kjo pasi interpretimi i ëndrrave në fenë islamike është një ndër praktikat më të ndjekura nga njerëzit. r.b/NOA