Milano, 3 Maj NOA - Lucio do të mungojë për skuadrën e Interit në ndeshjen finale të Kupës së Italisë ku zikaltërit do të përballen me ekipin e Romës. Mbrojtësi brazilian nuk do të jetë në dispozicion të Murinjos dhe kjo si rrjedhojë e një lodhjeje muskulore të lojtarit, të cilën e pësoi në ndeshjen me Lazion.
Kontrollet mjekësore të cilat u bënë mëngjesin e sotëm përjashtuan çdo lloj dëmtimi tjetër por, ai nuk do të jetë prezent në finalen me Romën e cila do të luhet në mesjavë dhe pritet të jetë në dispozicion të Murinjos vetë në ndeshjen e së dielës në kampionatin italian. r.b/NOA