Angli, 4 maj NOA - Edhe pse po kalon një moment mjaft të mirë këtë sezon, Interi sërish është duke lëvizur në merkato, ku objektivi kryesor i kësaj skuadre mban emrin e Carlos Tevez.
Lojtari në fjalë është shpallur si futbollisti i tretë më i mirë në radhët e kampionatit anglez të Premier Ligës.
Argjentinasi është prej kohësh një lojtar që ka qenë në interesat e klubit zikaltër dhe për këtë fakt drejtuesit e Interit janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e tij sezonin e ardhshëm.
Kjo marrëveshje mund të largojë dhe një ndër lojtarët e zikaltërve, i cili mban emrin e Balotellit, ku ky i fundit mund të shkojë në drejtim të City dhe të bëhet pjesë e tratativës që do të sjellë, Tevez tek Inter.
r.b/NOA