English

Kosovë -Zhvillohet Sot Dhe Nesër "Ushtrim I Rastit" I Kfor-It

PRISHTINË, 4 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Një stërvitje e forcave manovruese të KFOR-it zhvillohet sot dhe nesër në pjesën qëndrore të Kosovës. "Kjo do të përfshijë zonën e përgjegjësisë së Battle Grupi-it Shumëkombësh Qendër (MNBG-C), duke përfshirë edhe kufijtë", njoftoi pak më parë KFOR-i për këtë stërvitje. Sipas njoftimit, stërvitja është pjesë e ciklit trajnues, i cili ka për qëllim për të vlerësuar gatishmërinë luftarake dhe aftësitë operacionale të Battle Grupeve Shumëkombëshe të KFOR-it brenda mjeteve dhe strukturave të tyre aktuale. KFOR-i, thuhet në njoftim, në mënyrë rutinore zhvillon stërvitje për të treguar se është i vendosur dhe i aftë të dislokojë forca në mënyrë efektive kur shfaqet nevoja, si pjesë e përkushtimit për të frenuar çfarëdo dhune apo trazire, për të ruajtur ambient të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes. Ndërkohë, KFOR-i njoftoi sot se Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të Komandës në Napoli (JFC Naples), Admirali Mark Fitzgerald, do të vizitojë nesër shtabin qendror të KFOR-it në Prishtinë. Në njoftim theksohet se si Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate të Komandës në Napoli, Admirali Fitzgerald ka përgjegjësi operative për misionet e NATO-s në Ballkan, Irak dhe Mesdhe. /s.s./
KOMENTE