English

Kursi i jogës ndihmon për grindjet në zyrë

Itali, 5 Maj NOA - Për grindjet në zyra dhe për të kontrolluar stresin e akumuluar gjatë punës, tashmë për ti luftuar ato, vjen në ndihmë një kurs me praktika të jogës.

Emri i tij është “joga për të qeshur” dhe tashmë mund të themi se e ka nisur misionin e saj, duke dhënë leksione në 15 ndërmarrje të sektorëve të agrikulturës, ndërtimit dhe atyre shoqërore.

“Ushtrimet që do të jepen kanë si bazë të qeshurën dhe mendojmë se ata do të ndihmojnë shumë personat, për të qenë më të qetë dhe gjithashtu me kreativë”, - këto ishin fjalët e Terenzio Traisci, i cili është dhe një ndër personat, që jep këto leksionë të “jogës për të qeshur”.

r.b/NOA

KOMENTE