English

Lotito kërcënohet me vdekje

Itali, 4 Maj NOA - Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka marrë kërcënime me vdekje para ndeshjes me Interin dhe këtë fakt e ka pranuar vetë personi në fjalë.“Në qoftë se nuk mundni Interin atëherë do të merrni fund”, - këto ishin fjalët e shkruara në një letër, e cila kishte si drejtim presidentin Lotito.“Më ka ardhur një zarf në të cilin shkruhej një kërcënim për vdekje dhe gjithashtu pjesë e tij ishin dhe plumba të një kalibri të madh”, - deklaroi Lotito.Më pas në lidhje me humbjen në sfidën me Interin, ai ka dashur të mbrojë lojtarët e tij duke theksuar se ata zhvilluan një lojë të rregullt dhe sipas tij nuk kanë pse të kërkojnë falje në drejtim të askujt.r.b/NOA

KOMENTE