English

Mbërrin nesër në Kosovë admirali Mark Fitzgerald

Prishtinë, 4 maj, NOA – Pasi e ka vizituar para gati dy javësh Kosovën, admirali amerikan Mark Fitzgerald, pritet të zhvillojë edhe gjatë ditës së nesërme një vizitë zyrtare në këtë vend.

Lajmi është bërë me dijeni nga forcat e KFOR-it në Kosovë, sipas të cilave përfaqësuesi i komitetit ushtarak të NATO-s do të takohet me komandantin e KFOR-it, Markus Bentler, dhe me udhëheqës të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të Komandës në Napoli, admirali Fitzgerald, do të vizitojë Shtabin Qendror të KFOR-it në Kosovë, nga ku pritet të lëshojë deklarata mbi procesin e parashikuar të tërheqjes së tyre graduale nga Kosova.

n.e/NOA

KOMENTE