Milano, 5 Maj NOA - Duke parë se zërat për një largim të mundshëm të Leonardos nga drejtimi i Milanit, po shtohen gjithnjë e më shumë tashmë duket se skuadra është hedhur në merkato për të siguruar shërbimet e një trajneri të ri.
Është folur së tepërmi se do të jetë Galli ai i cili do të ulet në pankinën e kuq e zinjve por, së fundmi është shtuar dhe emri i holandezit Van Basten. Për të do të ishte një rikthim në këtë skuadër por, këtë herë jo si një lojtar por në rolin e trajnerit të skuadrës. Është bërë e ditur se ai pëlqehet së tepërmi nga drejtuesit e Milanit por, do të ketë një konkurrencë të fortë pasi lista e trajnerëve të mundshëm për stolin e Milanit është tepër e gjatë, ku së fundmi është shtuar dhe ai i ish teknikut të Kaljarit, Allegri. r.b/NOA