English

Një tjetër grevist në spital

Tiranë, 04 maj, NOA - Në ditën e pestë të grevës së deputetëve socialistë dhe mbështetësve të tyre, njëri nga grevistët është detyruar të lerë grevën dhe të shoqërohet në spital.

I sëmuri është Ramazan Ceka, 50 vjeç nga Elbasani, konfirmon zyra e shtypit e Partisë Socialiste.

Sipas njoftimit të PS, Shkak i ndërprerjes së grevës ka qenë gjendja e rënduar e Ramazan Cekës për shkak të diabetit.

Vetë Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka qenë prezent në transportimin e të sëmurit nga çadrat për në autoambulancë.

Në një prononcim për mediat, Sabit Brokaj, tha se gjendja e grevistëve tashmë është rënduar. Ndryshe nga ditët e para, pjesa më e madhe e grevistëve kanë luhatje të tensionit dhe më të rrezikuarit janë ata që vuajnë nga diabeti. Ndërkohë i sëmuri Ramazan Ceka është drejtuar në spitalin “Nënë Tereza” ku pritet të marrë trajtimin e nevojshëm.

m.xh/NOA

KOMENTE