English

Obama: Shba-Ja Nuk Do Të Lejojë Të Terrorizohet

UASHINGTON, 4 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama theksoi sot se SHBA-ja nuk do të lejojë të terrorizohet, pas atentatit në sheshin ''Times Square'', në Nju Jork. "Ne nuk do të lejojmë të terrorizohemi, ne nuk do të frikësohemi'', theksoi presidenti amerikan duke siguruar se policia federale dhe forcat e sigurisë kanë të gjitha mjetet e nevojshme për hetimin e atentatit të së shtunës. "Drejtësia do të vihet në vend, ne do të vazhdojmë bëjmë gjithçka për mbrojtjen e popullit amerikan'', shtoi Obama duke theksuar se hetuesit do të mbledhin prova për të vendosur nëse pakistanezo-amerikani, i cili u arrestua dje, ka lidhje me ekstremistët e huaj./ /ec/ a.jor.
KOMENTE