English

Parlamenti Evropian Hedh Poshtë Një Projektligj Që Lejon Ushqimet E Klonuara

BRUKSEL, 4 maj /ATSH-AFP/ - Një komision i Parlamentit Evropian hodhi poshtë një projekt të diskutueshëm të BE-së për autorizimin e komercializmit ushqimor përsa i përket kafshëve të klonuara. Të zgjedhurit e Komisonit Evropian votuan në mënyrë unanime me 42 vota kundër, dy pro dhe tre abstenime. Ata ishin të ftuar të votonin një projektrregullore në Evropë që ekspertët e quajnë ''ushqimet e reja''. Kjo përfshin një sërë produktesh ekzotike që vijnë nga algat, planktonet, larvat, por gjithashtu prodhime ushqimore me nanoteknologji dhe gjithashtu me bazë mishi nga kafshët e klonuara. Raporti që ata miratuan përjashton të gjitha ushqimet që janë derivat i kafshëve të klonuara duke kundërshtuar atë që parashikonte projekti i Komisonit Evropian. / /ec/ a.jor.
KOMENTE