Patozi:Vendimet E Gjykatave Nuk Lejojne Hapjen E Kutive
E
TIRANË, 4 Maj/ATSH/.- "Vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Apelit nuk lejojne hapjen e kutive" deklaroi sot për mediat kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi.
Kreu i grupit demokrat, duke reaguar ndaj deklaratave të z. Rama, i cili pretendon se "nuk ka vendim gjykate që të mos lejojë hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave", tha se "vendimet e Kushtetueses dhe Gjykatës së Apelit, që janë dy nga nivelet supreme të sistemit gjyqësor të shtetit shqiptar, nuk lejojnë hapjen e kutive apo rinumërimin e votave".
Ai tha se këto "vendime kërkojnë respektimin e parimit të ndarjes së pushteteve, që nënkuptojnë sidomos, përcaktimin e marrëdhënieve ndërmjet autoritetit të Gjykatave dhe pushteteve të tjera"./a.s/s.s./