Hollivud, 4 maj, NOA - Peshon plot 227 kilogramë dhe mos u çudisni për profesionin e saj: Ajo është një modele e vërtetë!
Gabi Jones nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kthyer në një model për “body paint” (trup të pikturuar) nga artisti David Brauner, i cili nuk e ka konsideruar aspak si një katastrofë këtë gjë, siç mund të ishte për shumë të tjerë, por një gjë krejtësisht të re dhe të veçantë.
E shëndosha Gabi, në fakt, njihet për luftën e saj kundër diskriminimit të njerëzve mbipeshë dhe tani po realizon një hap të ri në karrierën e saj.
Madje, ajo po përgatit edhe faqen e saj të internetit për të tërhequr vëmendjen në problemet e njerëzve me peshë të tepërt.
Si pjesë e aksionit të ndërmarrë prej saj, ajo notoi edhe në pishinë, për të dëshmuar
se pavarësisht kilogramëve të tepërt, ajo çdo ditë merret me aktivitete fizike.
n.e/NOA