English

Rama: Hyrja E Deputetëve Socialistë Në Grevë, Vepra Individuale Brenda Një Vepre Të Përbashkët

TIRANË, 4 Maj/ATSH/ - "Hyrja e deputetëve socialistë në grevë janë vepra individuale brenda një vepre të përbashkët, që është transparenca e zgjedhjeve", deklaroi sot pasdite kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në protestën e radhës të opozitës. Duke iu drejtuar të pranishmëve në protestë në mbështetje të një grupi deputetësh dhe simpatizantësh socialistë, që kanë hyrë prej 4 ditësh në grevën e urisë para kryeministrisë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Rama tha se "jam këtu në radhë të parë për të mos lënë këtë betejë të ndalojë deri kur uzurpimi i votës të mbarojë". Duke u ndalur në protestën e sotme të ish-të përndjekurve politikë para selisë rozë, Rama i cilësoi ata si viktimat e një gënjeshtre. "Ndodh që të thuhet një gënjeshtër zyrtare, që në të gjithë autopolantet dhe ekranet të përsëritet dhe të kthehet në në një të vërtetë të imponuar që keqpërdoret", tha Rama. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës, pa dallim bindjesh partiake të jenë çdo mbasdite në orën 18:00 në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të protestuar deri në plotësimin e kërkesave të opozitës për transparencën e zgjedhjeve/n.m/
KOMENTE