English

Rama: Nuk jemi në protestë për interes

Tiranë, 04 maj, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh në një konferencë të dhënë pak minuta më parë për mediat, se greva e ndërmarrë nga deputetët e opozitës nuk është për interes personal, por për interes të vendit dhe transparencës.

Rama u shpreh se kjo është greva “më transparente që është bërë ndonjëherë”. Ai ka theksuar se shtimi i numrit të grevistëve do të bëhet në mënyrë të organizuar.

“Nuk do të ketë shtim numrit në mënyrë artificiale, por konform domosdoshmërisë për të fuqizuar protestën, mesazhin dhe shpirtin e betejës”, u shpreh Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.

Rama u shpreh se njerëzit nuk duhet të ndjekin propagandën qeveritare që flet për rritje ekonomike dhe të të ardhurave, por duhet të shohin në sy realitetin. “Kjo betejë është dhe për ata që nuk e kanë votuar Partinë Socialiste”, u shpreh Rama.

m.xh.NOA

KOMENTE