Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Kemi 5.113 raketa bërthamore, të gatshme për shpërthim
English

SHBA: Kemi 5.113 raketa bërthamore, të gatshme për shpërthim

Uashington, 4 maj, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës zotërojnë plot 5.113 raketa bërthamore të gatshme për përdorim.

Kjo është shifra e parë e publikuar nga Uashingtoni zyrtar në lidhje me arsenalin bërthamor që ky vend zotëron plot 5.113 raketa bërthamore, të gatshme për shpërthim.

Të dhënat komunikohen nga ministria e Mbrojtjes amerikane, sipas së cilës, publikimi i këtyre shifrave, po bëhet në emër të rritjes së transparencës në kuadër të konferencës së OKB-së për marrëveshjen mbi mospërhapjen e armëve bërthamore,

Ndërkaq, zëdhënësi i Pentagonit, Dave Lapan ka deklaruar ndër të tjera se “mes viteve 1994 dhe 2009, Shtetet e Bashkuara të Amerikës çaktivizuan rreth 8.748 raketa bërthamore”.

E ndërsa pohon se disponon këtë arsenal bërthamor, SHBA ka kritikuar sërish Iranin në lidhje me programin e tij i cili “përbën një rrezik të madh”.

n.e/NOA

KOMENTE