Shkup - Ahmeti: Shqiptarët E Maqedonisë Të Mos Bien Pre E Provokimeve
SHKUP, 4 maj /ATSH/ - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë për seksionin e gjuhës shqipe të BBC-së deklaroi se është kundër çdo skenari që mund të çojë te ndarja e shtetit maqedon si edhe u kërkoi shqiptarëve të Maqedonisë të mos binin pre e provokimeve të tilla.
"Ne distancohemi nga çdo dhunë dhe çdo provokim dhe u bëjmë thirrje shqiptarëve të mos bien pre e tyre", deklaroi Ahmeti referuar incidentit të paradokohshëm në Bllacë./
a.jor.