English

Shtohet numri i grevistëve që shtrohen në spital

Tiranë, 04 maj, NOA – Vazhdon të rritet numri i grevistëve që janë të detyruar të shkojnë në spital si pasojë e komplikacioneve. I riu Romeo Sina nga Vlora është grevisti i radhës që është shoqëruar për në spital për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë që në më parë ka qenë 50 vjeçari Ramazan Ceka, nga Elbasani i cili u dërgua në spital si pasojë e komplikacioneve për shkak të sëmundjes së diabetit.

Edhe gjatë shoqërimit të grevistit Sina të pranishëm në çadra kanë qenë drejtues të Partisë Socialiste.

m.xh/NOA

KOMENTE