English

“Shtyrja e gjyqit ndaj Kurtit, për të mbajtur në fuqi kërkesën për arrestim”

Prishtinë, 04 maj, NOA – Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar sot për shtyrjen e gjyqit Albin Kurtit. Në deklaratën e saj thuhet se gjyqet kundër Kurtit “tashmë ka marrë formën e seancave të rregullta pesëminutëshe, në të cilat po bëhet e ditur shtyrja e saj dhe koha e mbajtjes së seancës së ardhshme”.

Sipas “Vetëvendosje”, kjo shtyrje ka si mbajtjen të vlefshme tw fletarrestim ndaj Albin Kurtit.

“Në këtë mënyrë EULEX-i vazhdimisht po e mban trysninë mbi Policinë e Kosovës si dhe po e mirëmban varësinë e institucioneve të drejtësisë. Seanca e radhës u shty për 21 qershor në orën 10:00. Në këtë seancë sërish mungoi avokati mbrojtës, por si gjithmonë i pranishëm prokurori i rastit, Ali Rexha, si dhe anëtarja e trupit gjykues të EULEX-it, Fllanza Kadiu”, thuhet në njoftimin e “Vetëvendosjes”.

m.xh/NOA

KOMENTE